U bënë prindër për herë të parë, Alfio dhe Fatma ndajnë fotot e ëmbla nga materniteti

230

Vetëm pak orë më parë, Fatma Methasani dhe partneri i saj Alfio Rrotani, u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një vogëlush që e kanë pagëzuar me emrin Noah.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht Alfio, nëpërmjet një postimi të adhurueshëm në Instagram.

 

Alfio zbuloi portretin e parë familjar dhe e shoqëroi me fjalët që na emocionuan.

“Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria.

Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë”, shkrua Alfio në postimin e tij.

Pak minuta pas tij ka postuar në Instagram edhe Fatma.

Ajo ka publikuar në Instastory foto nga materniteti dhe tregon pak nga surpriza që ka marrë.

Nga fotoja shihet se dhoma ka marrë ngjyra blu, për të treguar ardhjen në jetë të një djali.