I sekuestruan 7 kilogramë marijuanë dhe 600 gramë kokainë, në pranga dy shqiptarë dhe një italian

439
Sigal

Karabinierët kanë vënë në pranga një italian dhe dy shqiptarë që zotëronin 7 kg marijuanë, 600 gramë kokainë dhe peshore precizioni për ndarjen e drogës. Operacioni që nisi në Osimo, u zhvillua edhe në komunat Recanati dhe Civutanova.

Karabinierët kanë parë lëvizje të dyshimta ndërmjet dy personave që kalonin barazlarguar me njëri tjetrin. Menjëherë u kontrollua i pari, një qytetar shqiptar 45-vjeçar. Në shtëpinë e tij u gjendën 500 gramë kokainë, 7 kg marijuanë dhe tre peshore.

Karabinierë të tjerë ndaluan shqiptarin tjetër i cili zotëronte 100 gramë kokainë dhe u identifikua si shtetas shqiptar 30-vjeçar. Drogën po ia çonte një italiani 64-vjeçar ku, në shtëpinë e të cilit u gjendën edhe 1000 qese për të konfeksionuar drogën.