VIDEO/ “Më ka marrë malli për dashnoren”, Roberti i bën diss-in Norës me një këngë, kundërpërgjigjia për Anën

576
Sigal

Robert Berisha sapo ka hedhur në treg këngën e tij më të re me titull “Dashnores”. Në tekst, Berisha shprehet se e ka marrë malli për dashnoren e tij, dhe kjo gjë ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut.

Madje kjo këngë është kuptuar edhe si një diss ndaj ish-partneres së tij Nora Istrefit, e cila vetëm pak kohë më parë publikoi një këngë me titull “Anna”, ku i lutej një femre dhe i kërkonte të mos ia merrte partnerin.

S’dimë të themi ç’po ndodh me çiftin pas ndarjes, por kjo ngjan si një linjë mesazhesh të koduara. Nëse e keni dëgjuar Anën, dëgjoni edhe këngë e Robertit.

Robert Berisha dhe partnerja e tij me të njëjtin profesion Nora Istrefi i kanë dhënë fund lidhjes në mënyrë zyrtare. Ka qenë Roberti ai që ka marrë iniciativën të bëjë gjithçka publike në një status në rrjetet sociale.