Vokshi: Mashtrimi i Ramës me depolitizimin e arsimit!

542
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë një postim në rrjetin social facebook ku denoncon Edi Ramën.

Mesazhi i plotë

Mashtrimi i Ramës me depolitizimin e arsimit!

Kryeministri Rama dhe atëherë ministre Lindita Nikolla u përbetuan se do të depolitizonin arsimin.

Por emërimet vijojnë të jenë super politike. Dy rastet e fundit janë:

  1. Ish deputetja e PS Allhysa, pasi ndenji në drejtimin e ZVA Durrës, tani pret të marrë të njëjtën detyrë në ZVA Tiranë.
  2. Ndërkaq në Dibër edhe pse drejtuesja aktuale e ZVA, Brikena Dani është skualufikuar nga gara për drejtimin e ketij institucioni (shihni listat më poshtë) vijon detyrën vetëm pse është vajza e xhaxhait të deputetes së Peshkopisë Xhembulla.