Rudina Dembacaj divorcohet? Përgjigjen e jep vetë Aleksandri

981

Së fundmi në mediat online po qarkullon lajmi se aktorja Rudina Dembacaj i ka dhënë fund martesës 3 vjeçare me babin e vajzës së saj Aleksandrin.

Shkak për të lindur dyshimet është bërë mungesa e postimeve në rrjetin social me bashkëshortin Aleksandër nga ana e aktores Dembacaj dhe po ashtu edhe mungesa e unazës së saj të martesës në një pjesë të mirë të fotove.
Madje portalet online kanë aluduar për një romancë mes Rudina Dembacaj dhe një deputeti shqiptar gjë që ka çuar në përfundimin e martesës së aktores.

Por duket se asgjë nga ç’është thënë këto ditë nuk është e vërtetë dhe familja është më se e kompletuar duke kaluar momente pushimi së bashku.

Image