Lamtumirë mjeshtrit të kinemasë italiane Bernardo Bertolucci

498
Sigal

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë në Romë në moshën 77 vjeçare, regjisori i njohur italian Bernardo Bertolucci.

Ai ishte regjisor, skenarist e producent i kryeveprave të kinematografisë botërore si “Perandori i fundit”, “900”, “Tango e fundit në Paris”.

Roberto Bertolucci ka punuar me aktorët e mëdhenj Marlon Brando,  Roberto De Niro , Gerad Depardieu, Keanu Reeves, Stefania Sandrelli, Seba Winger, Burt Lancaster etj.

Më vitin 1987 fitoi Çmimin Oskar për regjinë dhe skenarin e filmit “Perandori i fundit”. Bertolucci është vetmi regjisor italian që ka fituar deri më sot Oskar për regjinë.

Më vitin 2007, ai u vlerësua me çmimin ‘Luani i Artë i Karrierës’ në Festivalin Ndërkombtar të Filmit në Venezia e më vitin 2011 ‘Palmën e Karrierës’ në Festivalin e Kanës.

Bernardo Bertolucci ka lindur më 16 mars të 1941 në Parma të Italisë dhe u diplomua në degën e Letërsisë në Universitin La Sapeinza të Romës. Babai i tij poet dhe i vëllai regjisor, ndikuan në orientimin artistik të jetës së tij.

Mjaft i rëndësishëm qe në karrierën e Bertoluccit takimi me poetin, shkrimtarin e regjizorin Pier Paolo Pasolini me të cilin punoj disa vite si asistent.

Filmi i parë i tij i suksesshëm qe “Il conformista” i vitit 1970 i bazuar në subjektin e romanit të Alberto Moravisë por suksesin botëror e arriti me reginë e  filimit “Tango e fundit në Paris”më vitin 1972 interpretuar nga Marlon Brando e Maria Schneider.

Dhe pse u prit me një sukses të jashtëzakonshëm nga publiku, “Tango e fundit në Paris” shkaktoi dhe  një skandal të madh për skenat erotike. Në Itali filmi u tërhoq nga skenat e kinemasë dhe Bernardo Bertolucci u dënua me 2 muaj për fyerje ndaj publikut e për 5 vite regjizori italian u privua nga të drejtat civile, mes të cilave e drejta e votës.

Pika e ‘diamantit’ në karrierën e Bertoluccit është filmi “Perandori i fundit” i vitit 1987 i xhiruar në Kinë, film që fitoi 9 Oskar, dy prej të cilëve janë të tij: Oskar për Regjinë dhe Oskar për Skenarin. Ky film ka fituar dhe 2 Golden Globe.

Bernardo Bertolucci vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe dalja e tij e fundit në publik qe në prill të vitit 2018 në festialin BIFest të Barit ku u prezantua versioni i restauruar i filimit të tij “Tango e fundit në Paris”.

Zëdhënësi për mediat i regjizorit italian informoi sot se Berdardo Bertolucci ndërroi jetë në orën 07:00 të mëngjesit të së hënës (26 nëntor) në shtëpinë e tij në Romë.