Sigal

Këngëtari Ledri Vula është një prej reperëvë më të suksesshëm të kohës dhe këngët e tij janë kthyer në hite.

Ndjekësit e tij në ‘Instagram’ sa vijnë dhe shtohen, ashtu siç po ndodh dhe me karrierën e tij jo vetëm në muzikë.

Sipas burimeve për ‘GazetënBlic’ shumë shpejt Ledri do të emërohet në një post të rëndësishëm në Kosovë, që nuk ka të bëjë më muzikën.

Klubi basketbollistik ‘Z-mobile Prishtina’  do ta emërojë reperin si kryetarin e klubit KB Prishtina.

Zyrtarizimi i tij si nënkryetar pritet të bëhet në një konferencë për media.