Nuk priti gjatë, pas ndarjes nga miliarderi Rihanna filmohet në një club nate me reperin e famshëm

512
LONDON, ENGLAND - DECEMBER 02: Rihanna arrives at The Fashion Awards 2019 held at Royal Albert Hall on December 02, 2019 in London, England. (Photo by Samir Hussein/WireImage)
Sigal

Këngëtarja me famë botërore Rihanna ishte në një lidhje dashurore me miliarderin Hassan Jmaeel, ku i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm 2 ditë më parë.

Arsyeja e ndarjes ende nuk është bërë e ditur, duke na lënë të gjithëve kuriozë.

Mesa duket këngëtarja nuk po e vuan aspak ndarjen nga partneri prej tre vitesh.

Në të njëjtën ditë që qarkulluan lajmet e ndarjes, mediat e huaja kanë fotografuar RiRi-n në një club nate krah reperit të famshëm Asap Rocky.

Ata janë parë duke biseduar e duke qeshur, teksa shijonin muzikën e club-it, ndërsa ne po ju rikujtojmë se Rihanna është përfolur më herët për një lidhje me reperin.

Mbase kjo është nisja e një romance të re, mirëpo mbetet të presim për të mësuar më shumë.