Pushime të shtrenjta në mal, ja sa i kushtuan Getoarit dhe Marinës vetëm një palë çizme

429
Sigal

Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, kanë udhëtuar së fundmi drejt Austrisë, ku së bashku me Luanën dhe motrën e madhe, Lira Vjollcën, po shijojnë pushimet në mal.

Në profilet e tyre në Instagram ata kanë treguar se po e shijojnë pafund dëborën duke bërë ski dhe për këto pushime, Marina dhe Getoari janë përgatitur më së miri, duke u kombinuar në çift me një palë çizme të markës Giuseppe Zanotti.

Në Instastoryn e saj Marina ka publikuar një video të këmbëve të saj dhe të Getoarit, të veshur me çizmet e dëborës, çmimi i njërës palë nga të cilat kap shifrën e 595 eurove. Çizmet e tyre të ngrohta janë prej lëkure dhe prej pellushi lepururi.