Është publikuar së fundmi, një video e aktores Demet Ozdemir duke kërcyer. Nuk ka qenë e fshehtë për publikun turk pjesëmarrja e Demet në disa videoklipe, por duket se vëmendja e madhe që kjo video ka marrë është kthyer në shqetësim për aktoren.

Megjithatë, Seckin Ozdemir, i dashuri i aktores ka ditur si t’i rikthejë asaj buzëqeshjen. Ai ka dërguar tek ajo plot 300 trëndafila.
Sipas burimeve pranë çiftit, aktorja e “Erkenci Kus” – “Puthje në errësirë” (VOD) ka qenë vërtet e mërzitur ndaj aktori i “Dashuri me Qira” bëri të pamundurën për ta gëzuar atë.