Sigal

Gjashtë shtetas proceduar pasi kanë drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi në qytetin e Durrësit, ndërsa janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Policia lokale bëri bilancin e kontrolleve gjatë fundjavës në këtë qark.

Janë vendosur masat administrative si më poshtë vijojnë:

• janë pezulluar 37 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 11 leje drejtimi për përdorim të pijeve alkoolike;

• janë ndëshkuar 147 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• janë ndëshkuar 114 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

• janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Durrës këshillojnë çdo drejtues mjeti të mos përdorin alkool, mos drejtojnë mjetet pa qenë të pajisur me leje drejtimi dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,  në të kundërt do të ndëshkohen me masë administrative apo sipas legjislacionit penal.

Kontrolle të kësaj natyre, duke planizuar shërbime shtesë në çdo aks rrugor në qarkun e Durrësit do të zbatohen edhe në ditët në vijim.