Unifikohen shoqatat e bashkive, kryetar zgjidhet Pjerin Ndreu

216
Sigal

 

Erion Veliaj: Tirana, kryeqytet Europian i Rinisë

Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë janë unifikuar me një vendim unanim të të gjithë kryetarëve të bashkive të mbledhur ditën e sotme(djeshme) nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e quajti mjaft të rëndësishëm këtë hap, që i hap rrugën prezantimit të përbashkët në një organizëm të 61 bashkive të vendit. Shoqata e re e krijuar do të drejtohet nga Pjerin Ndreu.“Është vërtet muzikë për veshët e mi që, më në fund, kemi mbërritur në një ditë ku po sillemi si çdo vend tjetër europian. Kemi qenë të përçarë prej kohësh, ta pranojmë! Në fakt, shoqatat, përveç emrave formalë, kanë qenë një shoqatë e të majtëve dhe një e të djathtëve, por sot më vjen mirë që, për herë të parë, kemi edhe një përfaqësi nga Shkodra, të vetmen përfaqësi të zgjedhur, që është kryetarja e Këshillit. Megjithatë, kjo është diçka ‘ad hoc’ dhe duhet ta bëjmë të qëndrueshme. Po sikur të ndodhë që njëra nga shoqatat, siç po ndodh me krahun e opozitës, ndahet edhe mes vedit, si skenat që pamë tek SHQUP-i, pastaj këtë sjellje qesharake do duhet ta eksportojmë kudo në botë?! Apo më mirë i mbajmë si incidente të izoluara këtu brenda Shqipërisë çudirat shqiptare të partive dhe lojërat ‘kala dibrançe’ – “kush merr ndërtesat” – dhe të paktën jashtë jemi të unifikuar, si një trupë serioze njerëzish të zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, që menaxhojnë 61 bashki, sot shumë herë më të konsoliduara…?”, deklaroi Veliaj.