Luana tregon më në fund me kë do ta sjellë duetin e ri

730
Sigal

Dy ditë mbasi e mbajti sekret emrin e këngëtarit me të cilin ka realizuar një duet, Luana Vjollca më në fund ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

Është pikërisht këngëtari i muzikës popullore, Dani, ai i cili vjen në një bashkëpunim për herë të parë me Luana Vjollcën.

Pas suksesit të saj më bilbilin e muzikës shkodrane Bujar Qamili, tashmë Luana guxon me një tjetër legjendë të muzikës popullore, këtë herë në Kosovë.

“Kënaqësi të bashkëpunoja me një ndër ikonat e muzikës shqiptare! #SONTE VJEN NESËR”, shkruan moderatorja.

Pak kohë më parë u përfol se do të ishte Gena këngëtari i përzgjedhur për duetin. Madje u përfol edhe emri i Ylli Limanit, por jo.

Luana arriti të na surprizojë me këtë zgjedhje që besojmë se nuk do të na zhgënjejë.