Rita Ora bën gjestin e veçantë për Kosovën, këngëtarja dhuron fitimet e saj

505
Sigal

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora nuk e harron asnjëherë origjinën e saj dhe shpesh bën deklarata patriotike për Kosovën e Shqipërinë.

Nuk kanë munguar as vizitat e këngëtares në vendin tonë dhe herën e fundit ajo vendosi të ndihmojë familjet në nevojë.Por gjestet humanitare nga Rita nuk kanë mbaruar me kaq sepse së fundmi ajo ka vendosur që të dhurojë sërish për Kosovën.

Rita u shfaq në showroom e Esacada për të festuar bashkëpunimin e saj me firmën gjermane në dizenjimin e çantave.

Këngëtarja u shpreh se ka zgjedhur të dhurojë për Kosovën, një përqindje të shitjeve të një modeli çante që ajo ka dizenjuar.

Image