Sigal

Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Mimoza Shkodra, është vënë në qendër të mediave për shkak të jetës së saj personale. Ndarja e bujshme nga Seldi ka bërë që Mimoza të përflitet shumë. Ditën e djeshme ajo ka publikuar këngën e saj të parë pas ndarjes dhe ajo mban titullin ‘Mu ma le fajin’. Duke u bazuar tek fjalët e tekstit, nisën të qarkullojnë fjalë ku thuhej se ky projekt ishte dedikim për Seldin.

Këngëtarja ka hedhur poshtë zërat duke treguar se deri më tani nuk i ka dedikuar askujt këngë.
“Aspak. Teksti është shkruar nga “2 Step”, jo nga unë. Njerëzit mund ta lidhin me ngjarje të të kaluarës sime, por nuk fakt nuk është histori personale. Nuk i kam bërë askujt dedikim deri më sot”,- ka treguar këngëtarja.
“Mu ma le fajin” është pritur mjaft mirë nga publiku dhe në pak orë arriti mijëra klikime në ‘Youtube’.