Sigal

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar Kryeministrin Rama se po përdor fatkeqësinë e polices Ina Nuka për të fshehur megavjedhjen e 40 milion eurove.

Në një shënim në rrjetet sociale, Zhupa shkruan se Rama, po përdor po ashtu policinë, për ta mbrojtur nga lidhjen me krimin dhe skandalet e vjedhjes së parave publike.

Zyrtarja demokrate ka hedhur poshtë edhe pretendimet e Ramës për policisë gjatë viteve të qeverisjes së demokratëve, duke i kujtuar Kryeministrit se në vitin 2010, puna e policisë e drejtuar nga ish-ministri i asaj kohe Lulzim Basha, bëri të mundur lëvizjen e lirë të shqiptarëve pa viza në vendet e Shengen.

Ja komenti i plotë i Ina Zhupës: 

Edi Rama se fsheh dot megavjedhjen 40 milion euro duke perdorur fatkeqesine e Ina Nukes.

Edi Rama po perdor policine per ta mbrojtur nga lidhjet me krimin dhe skandalet e vjedhjes se parave publike.

Ne 4 vjet Edi Rames i eshte refuzuar dy here hapja e negociatave me arsyen e kanabizimit te vendit, kriminalizimit te shtetit e korrupsionit.

Mediat boterore tregojne raste te pazarit te kanabisit mes policise dhe trafikanteve.

Mbare Europa e pa se si ish ministri i Brendshem i Edi Rames, Sajmir Tahiri eshte nen hetim per bashkpunim me trafikantet e droges. Nje tjeter ish minister, Fatmir Xhafa, ia kishte fshehur drejtesise dhe e kishte mbrojtur ne punen si kryetrafikat ne Vlore vellain e tij te denuar ne Itali me burg per trafik droge.

Cdo njeri e pa me ze dhe figure sesi Vangjush Dako bashkepunonte me krimin per blerje votash me dijenin dhe nen mbrojtjen e policise.

Edi Rama ka nje pjese te madhe te kupoles se policise ne kerkim per bashkepunim me trafikantet e droges.

Sot foli gjate duke share policine e djeshme fale punes se seciles nen drejtimin e Lulzim Bashes ne vitin 2010 (vit qe i referohet Rama) beri te mundur levizjen pa viza.

A mund te liberalizoheshin vizat me nje polici sic e pershkruan Rama? Kurre. Por ai genjen sic ka bere per cdo gje deri me sot.

Me genjeshtra e mashtrime kerkon te mbuloje te vertetat boterisht te ditura tashme;

Policia e Edi Rames u kthyer ne roje arash me kanabis, punetore ngarkim shkarkimi e hashashit, ne siguri per laboratoret e droges nga Elbasani, Durresi e Kukesi e se fundi ne mjet per tu mbyll gojen qytetareve te zones se Astirit e per te garantuar vjedhjen e 40 milion eurove per 2 km rruge.

Mjafton te shohim raportin e CIA-s 2018 per te kuptuar ku eshte Shqiperia me Edi Ramen:

-Pikë aktive për tranzitin e drogave nga Azia Jugperëndimore.

– Rrugë ballkanike për tranzitin e hashashit dhe kanabisit dhe pjesërisht kokainës nga Amerika e Jugut e destinuar për Europën Perëndimore.

– Burim kryesor për prodhimin e kanabisit

– Organizata aktive shqiptare të narkotrafikut të shpërndara në Europë.

– Vulnerabël për pastrimin e parave që lidhet me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe qenieve njerëzore”,

Ina se shpeton dot Ramen. Turp per te qe perdor fatkeqesine e saj per te vjedhur 40 milion euro.