Lorik Cana ngatërron emrin e Bebe Rexhës, ja çfarë i thotë ajo

434
Sigal

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare e cila ka një karrierë të jashtëzakoshme në mbarë botën. Nuk e di apo jo por këngëtarja me origjinë shqiptare emrin e saj të vërtetë e ka Bleta Rexha.

Ajo ka postuar një video ku shihet me emrin e saj të artit të shkruar me tollubmace. Në mes komenteve të shumtë shohim dhe atë të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana. Ai i kujton këngëtares emrin e vërtetë por ka bërë një lapsus të cilin Bebe e ka kapur menjëherë dhe përgjigja ishte direkte.


“Do të thuash Blerta?”- shkruan Cana, ndërsa Bebe e korrigjon duke shkruar emrin e saktë Bleta. E siç shihet Loriku është ndjerë pak në “faj” dhe i ka dhuruar një kompliment të cilin në fakt këngëtarja e meriton. “Në jemi shumë krenar për ty, shumë”, shkruan ish-futbollisti i kombëtares shqiptare.