Nuk u kualifikuan në finale, reagon Stresi: Eli mos u mërzit ne kemi…

515
Sigal

Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dyte e gjysmëfinales të “Festivalit të Këngës”.

U zbulua lista e 12 finalistëve, të cilët u zgjodhën nga juria profesionale që ishte e përbërë nga 2 shqiptarë dhe 3 të huaj.

Prej tyre do të përzgjidhet edhe kënga dhe këngëtari fitues i “Fest ’58”, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, i cili për vitin 2020 do të mbahet në Hollandë.

Por në ktë listë nuk bëri pjese Stresi dhe Eli Fara, të cilët në këtë festival konkuruan me këngën “BOHEM”.

Pas këti vendimi ka reaguar Stresi, nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka shkruar se Eli nuk duhet të mërzitet pasi kanë publikun më vete.

“Ju falenderoj përzemërisht të gjithëve që na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët…Urime të gjithë finalistëve, e meritonit. @elifaramari Mos u mërzit, ne kemi publikun me vete, s’ka më finale se kjo. Mbi të gjitha ishte privilegi të punoje me ty @veragrabocka. Artist nuk bëhesh nga një çmim, ne jemi në shpirt të tillë”, shkruan reperi.