Futbollisti Granit Xhaka fiksohet me këngën e re të Noizy-t

586
Sigal

Noizy është kthyer në një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, i cili e ka ndarë me të gjithë historinë e veçantë të jetës së tij.

Nga një djalë i thjeshtë i rritur në rrugët e Londrës, ai u kthye në Shqipëri me ambicien për t’u bërë dikush dhe ja doli më së miri. Tashmë, Noizy është një ndër emrat më të klikuar në Youtube dhe ndër më të kërkuarit nëpër koncerte. Çdo këngë e tij është kthyer në hit dhe reperi numëron rreth 1.4 milionë ndjekës në llogarinë e tij në Instagram.

“Nuk kan besu” është titulli i këngës së re të Noizyt. Videoklipi që e shoqëron, krahas prezencës së miqve të Noizyt, karakterizohet edhe me femra atraktive, vetura dhe vende luksoze. Në vetëm pak ditë nga publikimi, kënga numëron mbi 1.1 milionë klikime në YouTube dhe është pëlqyer shumë nga fansat. “Nuk kan besu” ka marrë edhe pëlqimin e futbollistit të famshëm me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.

Ky i fundit e ka shpërndarë në instastory ku ka ftuar 1.9 milionë ndjekësit e tij që ta dëgjojnë dhe e ka quajtur Noizyn vëlla. Kjo nuk është hera e parë që Granit tregon mbështetjen për artistët shqiptarë dhe me siguri s’do jetë as e fundit.

Image