Fansi kryqëzon Reperen e njohur me komentin për makinën e re, por ajo habit me përgjigjen…

566
Sigal

Reperja Tayna u tregoi ditën e djeshme fansave në “Instagram” se i kishte bërë dhuratë vetes një makinë luksoze tip “Mercedes Class AMG Line 2019”, që kushton plot 82 mijë euro.

Mirëpo, çmimi marramendës i saj duket se ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit e shumtë të reperes.

Njëri prej tyre ka shprehur mendimin se makina i është blerë nga një sheik dhe më tej e pyet Taynën se cili prej tyre ia ka blerë.

Mirëpo, reperja kosovare i është mëshuar deklaratës së mëparshme, se makinën ia ka bërë dhuratë vetes.

“Doruntina al Sheikh, edhe naftë po nxjerr sa po mundet prej toke.

Jo, këto janë paratë e mia”– ka shkruar Tayna, duke e lënë me siguri ndjekësin të habitur për faktin sesi një vajzë kaq e re në moshë të posedojë një shumë të tillë parash.