Braimllari: E vetmja rrugë shpëtimi është protesta dhe revolta popullore më të ashpra kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij kriminale

450
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, mbi arrestimet e bëra ditën e djeshme të banorëve të Unazës së Re si dhe ish deputetit Klevis Balliu.

Braimllari shprehet se policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt procedon njerëz të pafajshëm, qytetarë të ndershëm dhe të vuajtur për shkak të kësaj qeverie.

“E vetmja rrugë shpëtimi është protesta dhe revolta popullore më të ashpra kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij kriminale.” – shkruan Braimllari.

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshaj procedon njerëz të pafajshëm, qytetarë të ndershëm, të vuajtur për shkak të kësaj qeverie.
Arreston ish-deputetin Balliu me urdhër politik vetëm për hakmarrje të Edi Ramës dhe nuk merret me kriminelët dhe banditët që grabisin dhe trafikojnë drogë duke sjellë destabilitet për Shqipërinë dhe Rajonin.

Edi Rama arreston Klevis Balliun vetëm sepse doli në krah të qytetarëve, për të mbrojtur pronën private kundër hajdutërisë së shfrenuar e të babëzitur të kësaj qeverie.

Nëse do kishte shtet dhe institucione të pavarura sot Edi Rama do ishte në burg për aferën e më shumë se 40 milion euro tek Unaza e Re.

E vetmja rrugë shpëtimi është protesta dhe revolta popullore më të ashpra kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij kriminale.