Elseid Hysaj patriot edhe në dasmë, ja pamjet nga ceremonia madhështore

600
Sigal

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj i ka dhënë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme, në një dasmë spektakolare të zhvilluar në Shkodër.

Ceremonia madhështore u mbajt në kalanë e Rozafës, ndërsa mësohet se morën pjesë më tepër se 400 persona, familjarë, të afërm dhe miq të çiftit Elseid Hysaj dhe Fiorenza Lekstakaj.

Nga pamjet duket qartë që mbrojtësi ka përjetuar në maksimum këtë ditë të shënuar, teksa ka thirruar pjesën më të madhe të shokëve të tij të kombëtares, por nuk ka munguar edhe shoqëria italiane, ku Hysaj është rritur.

Në disa pamje, Hysaj shihet që këndon me kolegët kuqezi këngë popullor edhe patriotike, i “ndihmuar” nga zëri karakteristik i Ermal Fejzullahut.