Pullumb Ahmeti: Për kë të votoj?

714
Sigal

Dy vjet më pas,,,

PËR KË TË VOTOJ?

 

Pullumb Ahmeti

 

Dhe unë dua të votoj dhe vërtet duhet votuar, por lënia vakant e këndvështrimit, a s’më thoni, për kë të votoj?
Vërtet a s’më thoni?
I lexova komentet, nuk më duhet teoria as mish as peshk, nuk më duhet teoria,votoj për vettingun,
Është djallëzore, inspiruese për ato shtresa ose grupe njerëzish që nuk e kuptojnë akoma hilen djallëzore të politikës gjithëpërfshirëse si majtas dhe djathtas, çekani godet gozhdën që futet në trupin e  brishtë të pemës,
Kush e çoi gjendjen deri te vettingu?
Unë jo se nuk kam asgjë në dorë,
Por vetë ATA që thërrasin podiumeve,
Gjithë grupi i madh i elitës së intelektualëve në këta 27 vjet fjeti gjumë,
Se dëgjuam një herë të ngrihej në lartësinë e përgjegjësisë së ndërgjegjes për këtë vend,
Kush i shmangu nga kandidimi po u mbush parlamenti me idiotizëm????
Unë jo se s’më pyetën,
Formën e referendumit të zërit tim, tëndin, tuajin, e shtypën nëpërmjet formave që atyre u shkonte përshtat,
E lexova statusin e një zonje intelektuale që shtron alternativën për të votuar,dhe drejton thirrjen. VOTOJ VETTINGUN, të drejtë ka që revoltohet por duhej ngritur zëri shumë kohë më parë,
Në 27 vjet s’ka dal asnjë alternativë politike jashtë shtratit të partive si motra të dala nga gjiri i PPSH,
MË THONI NJË TË VETME DHE UNË DO VOTOJ PUBLIKISHT PËR TË
POR JO S’KA, JANË TË GJITHA BIJA TË TYRE
TË DALA PËR QEFMBETJE TË NDRYSHME
Së fundi përsëri duke mbështetur plotësisht thirrjen Tuaj,
PËR KË TË VOTOJ?
KU KA VLERË VOTA IME, KUR NUMËROHET NGA PARTITË POLITIKE,
PËR KË TË VOTOJ ?????????