Mozzik është një ndër reperët më të komentuar në media, kjo edhe për shkak se këtë vit 22-vjeçari do të bëhet baba për herë të parë.

Këtë verë reperi hoqi dorë nga koncertet, për të qenë më afër të dashurës së tij. Mirëpo ditën e sotme i ka habitur të gjithë me veprimin që ka bërë.

Reperi vendosi të heqë nga profili i tij në “Instagram” të gjithë miqtë, familjarët dhe kolegët e tij. Por Mozzik, ka një shpjegim shumë të veçantë për këtë veprim.

 “Shoqëria dhe kolegët për mua nuk janë në Instagram. I kam në jetë të përditshme dhe i respektoj. Fansat i kam edhe kur nuk ekzistonte Instagrami”, shkruan reperi.