Pak kohë më parë mediat rozë raportuan se këngëtarja Rihanna i kishte dhënë fund lidhjes me miliarderin arab, Hassan Jameel.

Mirëpo, disa foto të realizuara në Puerto Vallarta në Meksikë tregojnë të kundërtën.

Por siç e shihni dhe në fotot e publikuara nga “Daily Mail” çifti është në krizë sepse janë kapur mat duke debatuar.

Rihanna dukej shumë e inatosur me Hassan, ndërsa ky i fundit përpiqej t’i tregonte se nuk ka faj.

Ndërkohë Rihanna vazhdonte t’i tregonte gishtin. Në një moment, historia ndryshon.

Hassan u nervozua dhe ishte ai që filloi t’i bërtiste Rihanna-s. Më pas Hassan u ngrit nga shezlloni dhe u largua.

Rihanna mbeti e vetme me një cigare, por më pas u largua edhe ajo. Çpo ndodh me çiftin?