Sigal

Nga Vangjel KASAPI

ARKIVA/ Përfaqsuesi i përhershëm i SHBA, Artur Goldberg Njoftoni qeverinë tuaj se SHBA nuk ka asnjë qëllim të sulmojë Shqipërinë. Këtë ja u them unë në emër të qeverisë amerikane, bile jam gati të bëjë menjëherë një vizitë në Shqipëri për bisedime”. Bashkatdhetarët dhe shoqëria ‘Vatra’, dora   vëllazërore dhe zemra e ngrohtë për misionin shqiptar

Deklarata konfidenciale  “top-sekret“ e Plakës: SHBA komunikonte me Shqipërinë.

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të v. 1966 u shpalosë në Sesionin 21 të AP të KB (21.11). Prapë në përbërje të delegacionit hynte edhe Sokrati, elitar i diplomacisë dhe i Misionit të MJP. Delegacioni shqiptar u kryesua nga ministri Nesti Nase, që në fjalimin e përgjithshëm, ku një dorë të mirë pati edhe Plaka, rroku varg vendesh dhe çështjesh të mprehta, me rëndësi për kauzën e paqes dhe lirisë së popujve të Botës. Udheheqja e KQ, të MPJ dhe dikastereve me potencë si MBr, e ndoqën me përparësi veprimtarinë e Misionit tonë në Sesionin 21. Bazuar në raportimet, objektive, reale, shqetësimet, propozimet etj, nga Tirana jepnin vlerësime dhe ndihma shumë formëshe, duke i inkurajuar me frymë atdhedashurie dhe solidariteti. Ministrit dhe anëtarëve të delegacionit si Sokrati me sensibilitet të veçantë, pulsi u rrihte me fortë për përfaqësimin më me dinjitet RPSH dhe popullin shqiptar. Kështu, psh, bie në sy dhe angazhoi në një analizë vetveprimi për materialin e ardhur nga Tirana “Mbi fjalimet e mbajtura nga delegacioni ynë në OKB për sesionin XXI”.  U gjykua që në sesionin e ardhshëm 22 të paraqiteshim më ndryshe, të tregonim tone parimore dhe solidarizuese të forta. Për Sokratin intuitive, ky rast përbënte mësim të veçantë, pasi ai i kuptonte vërejtjet disi më mirë sepse sapo vinte nga opinoni i rrethit të ngushtë të Udhëheqjes së Shtetit e të mëtimeve të Ministrisë. Për të shmangur më tej trajtimet burokratike, skolastike, teknike dhe administrative të Ambasadës cilësore, siç rezultonte Misioni, me propozim të Sekretar Plakës, u formulua dhe u dërgua propozimi poshtë shënuar, që do të shënonte një kthese: Një indikacion i veçantë, i dorës së parë, konsistonte në mbajtjen e komunikimit të përhershëm dhe produktiv me Tiranën mbi veprimtarinë e Misionit dhe mbi çka zhvillohej në OKB. Përgatiteshin e niseshin raporte, relacione, informacione, lajme, komente, gazeta, libra, përshtypje, letra, ftesa, kërkesa, vërejtje-kritika të opinionit amerikan etj, të diplomatëve e të gazetarisë së dhjetra vendeve. Në to dora, mendimi dhe saktësia e Sekretar Sokratit ngrinin peshë. Aty nga v. 1967, Misioni ynë i Përhershëm nisi në Tiranë mjaft materiale  të veta e të misioneve të huaja, sidomos të Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB për RPSH. Mirëpo, për keqardhjen e të gjithëve, Halimi që në Tiranë dhe me ardhjen në Nju-Jork, s’ishte mirë nga shëndeti. Ndërkohë që brenda atij viti, si përjashtim, ky Sesion, për shkak të dominimit të fuqive të mëdha, u nda në 2 seanca: njëra në qershor e tjera në nëntor. Misioni ynë u gjend përpara për një super ngarkesë-angazhim, ndërkohë që edhe Kryediplomati Budo i pashëndetshëm po mungonte. Me korrektësinë dhe mallin për shokët e punës Halimi njofton telegrafisht: “Misionit, Sokratit. Nju Jork”. Kam qenë 1 javë shtrirë nga ulçera me hemoragji. Evitova shtruarjen në spital dhe transfuzionin e gjakut që këshillonte mjeku. Hemoragjia ka pushuar, vazhdoj kurat, jam më mirë, por ndihem i drobitur. Me Ylviun kam kërkuar që të më njoftohet saktësisht me transferimet. Në qoftë se për mua nuk është vendosur, mendoj të vijë nga shkurti në lidhje me sesionin e jashtëzakonshëm të AP që bëhet në prill 1967. Megjithëse me gjendje të rënduar, Halimi patrioti i madh, i dhënë për Atdheun dhe shërbimin e lartë, vendosi të shkoj në Nju-Jork. Anëtarët e Misionit, me të Ngarkuarin për Punë a. i. Plaka në krye, i përshkoi një gëzim i papërjetuar ndonjë herë. Ndaj të entuziazmuar njoftojnë Tiranën: “Shoku Halim mbërrijti mbremë mirë. Misioni, Sokrati (24.4.1967).

(Autori i librit, Vangjel Kasapi në redaksinë e gazetës “Telegraf”, duke dhuruar librin për Sokrat Plakën) 

Seance I e Sesionit 22 të jashtëzakonshëm u zhvillua nën urgjencë më 20.6. Ajo iu kushtua ngjarjeve në Lindjen e Mesme si rezultat i konfliktit Izraelo-Arab. Fjalimi në debatin e përgjithshëm i delegacionit shqiptar, formonte diskutimin më të rëndësishëm dhe më të fortë në AP. Veprimtaria e delegacionit tonë u përqendrua në këtë konflikt ushtarak që përfshinë rolet vendimtar të superfuqive SHBA e BS. Rezulton se Sekretari i Misionit e anëtari i delegacionit S. Plaka, u përfshi më shumë se kurrë në plotësimin e detyrimeve të qëndrimit krenar e dinjitoz të delegacionit të RPSH. Sepse ajo përplasje politike ushtarake, mpleksej edhe me veprimet në det si dhe me fluturimet sovjetike në korridorin ndërkombëtar të Adriatikut, afër bregdetit shqiptar. Fjala e ministrit tonë të Jashtëm, Nesti Nase, u duartrokit  për qëndrimin parimor dhe të vendosur”. Korespondeca më e shumtë e misionit drejtuar MPJ është firmosur me siglën e njohur të Sokratit edhe për mungesë të Halimit. Pikërisht në këtë grumbull ngjarjesh, pune e ngarkesa, u ndie performanca, kapacitetet, vullneti, maturia dhe kurajua e marrjes së përgjegjësive në qëndrimet që shfaqi për mbrojtjen e pozicionit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shtetit të RPSH. Ja karakterizimi sintetizues i një pjesë të atij Sesioni: “Nr. 658, dt. 19/9/967. Ministrisë Jashtme. Mbas mbylljes së sesionit urgjent, hapja e sesionit të zakonshëm sot, u bë në një atmosferë mosbesimi të theksuar në OKB. Ndër delegacionet ra në sy pompoziteti i delegacionit sovjetik me Gromikon dhe Saldatovin. Të enjten në Nju Jork vjen Rasku (Ministri i Jashtëm i SHBA-së) dhe thuhet se do të fillojë bisedimet me Gromikon për çështjen e Vietnamit, mos përhapjes së armëve bërthamore dhe Lindjen e Afërme. Atmosfera u prish më shumë kur papritur i ngarkuari me punë Kuban, lexoi një notë proteste drejtuar U Tanit (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-VK) sepse dogana amerikane kishte tentuar të kotrollonte valixhet e delegacionit kuban.

“SHBA komunikonte me Shqipërinë”.  Ja pse  duhet të orientohemi nga demokracia amerikane 

Vite më vonë, në botimin “Kujtime” (Tiranë, 2004), Sokrat Plaka zbardh konfliktin ushtarak Izraelo-Arab. Ai diplomat analistë dhe largpamësi, gjen momentin më të volitshëm për të deklaruar publikisht se “SHBA komunikonte me Shqipërinë”. Ky konfidencial “Tepër Sekret” i udhëheqjes së Shqipërisë, kryesisht i Enver Hoxhës, realizohej 5 vjet nga prishja e marrëdhënieve me BS dhe 7 vjet pas daljes de fakto i RPSH nga Traktati Ushtarak i Varshavës. Që don të thotë se Shqipëria nuk ishte “dele e zezë”, por një shtet me politikë guximtare të pavarur, që jo vetëm nuk e përziente vendin dhe popullin në aventura ushtarako-politike, por kishte marrë garanci se nuk do të prekej jo vetëm nga SHBA, por e gjithë NATO-ja. Këtë realitet historik shqiptarët dhe të huajt nuk duhet ta harrojnë dhe të mirë-vlerësojnë deduksionet e një diplomatit tonë S. Plaka: “Në v. 1967 u acaruan shumë marrëdheniet midis Egjiptit, Sirisë e Palestinës nga njëra anë dhe Izraelit nga ana tjetër. Vendet arabe lëshuan tirade të pafund kundër Izraelit, që shkonin deri në zhdukjen e tij dhe çlirimin e Palestinës. Ndërsa Izraeli fliste pak, por përgatitej ushtarakisht. Arabët kishin përkrahejn e BS, që i kishte mbushur me armatim të sofistikuar. Izraeli kishte përkrahje të fuqishme të vendeve Perëndimore, sidomos të SHBA, Anglisë e Francës. Atmosfera e luftës bëri që edhe vendet e tjera të merrnin masa, posaçërisht kur Izraeli asgjesoi aviacionin ushtarak egjiptian në tokë dhe lehtësisht pushtoi territore të gjëra të Egjiptit, Sirisë e Jordanisë. Në një kohë rekord Izraeli pushtoi gadishullin e Sinait me naftë dhe kontrollonte kanalin e Suezit, kodrat golanë të Sirisë dhe Cisjordaninë e Jordanisë. Menjëherë u vu në lëvizje diplomacia e fuqive të mëdha. Në qershor u thirr Sesioni i Jashtëzakonshëm i AP të OKB. Filluan mbledhjet e gjata të Këshillit të Sigurimit. Sallat e KS ishin plot diplomat që ndiqnin punimet. Ndër ta ishim edhe ne: Ambasador Budo dhe unë, që informonim Tiranën.  Në një pushim, papritur u afrua përfaqësuesi i përhershëm i SHBA, Artur Goldberg dhe hyri drejt në temë. “Njoftoni qeverinë tuaj se SHBA nuk ka asnjë qëllim të sulmojë Shqipërinë. Këtë ja u them unë në emër të qeverisë amerikane, bile jam gati të bëjë menjëherë një vizitë në Shqipëri për bisedime”. Halimi nuk reagoi. Druhesha- tha ai se mos na xhironin kamerat, gjë që u duk se nuk ndodhi. U larguam nga OKB-ja dhe njoftuam menjëherë Tiranën. Përgjigjja prej saj nuk erdhi, pozitive apo negative. Pse dhe arsyet i merrja me mend! Nr. 1 i Shqipërisë i shmangu me heshtje të thellë çfarëdo pasojash e përgjegjësi që mund të rridhnin nga “Po-ja” ose “Jo-ja”. Një strategji e stërholluar në politikën dhe diplomacinë globale.

Veprimtaria politike, diplomatike, organizative dhe administrative vijonin përditë, pa asnjë pauzë dhe me ngarkesa të plotë. Se Misioni Shqiptar përbëhej nga një ekip i vogël, po gjithsesi me përkushtim dhe përgjegjësi maksimale. Për të qenë realist me filozofinë, politikën dhe diplomacinë e një personaliteti të shquar në përjetësi S. Plaka, veprimtaria, kujtimet, interpretimet e aktualizuar dhe botimi në fillim të shek XXI, dikujt mund t’i duken të çuditshme nga titujt por përmbajtja e tyre u qëndrojnë përjetësisë. Konfliktin Izraelo-Arab, ai e titullon “SHBA komunikonte me Shqipërinë”. dhe “Shqipëria dhe SHBA-miq të vjetër”. Këto dhe trajtime të tjera publicistike, suportojnë zhvillimet kohore, por të pabotuara. Sidoqoftë tonalitetet e tij politike dhe diplomatike, zbulojnë ato të vërteta që mbaheshin të kyçura në Kokën Udhëheqëse të Shtetit Shqiptar. Diplomati i hershëm dhe i periudhës së tranzicionit, merr kurajon e maturuar kur tërësisë së botimeve, u jep një ken-plan pro amerikan. Me shumë interes vjen, psh, libri “Të orientohemi nga demokracia amerikane”. Politikani dhe diplomati me zë në arenën ndërkombëtare kur shërbeu në udhëheqje të diplomacisë  u profilizua dhe gjatë punësimit në MPJ iu ngarkua të mbulojë kryesisht Perëndimin. Ju dha risku të shërbej në Nju-Jork. Ai u ballafaqua me politikën dhe diplomacinë amerikane sidomos si zv. Ministër i Jashtëm. Ky familjarizim i gjerë dhe sekret, nuk mund të mos linte gjurmë rivlerësimi të SHBA, kësaj superfuqie demokratike botërore. Një studim i vëmendshëm i karrierës, i dijenive të tij të fshehta dhe përfaqësimi i besueshëm i Udhëheqjes së atëhershme tek patriotizmi dhe besnikëria e atij shqiptari na imponon për një vlerësim special në rang kombëtar. Diplomat Plaka duhet konsideruar një interelokutor i politikës së jashtme të RPSH në raport me SHBA. Këtë mision suprem ai e interpretoi me mjeshtëri, të rrallë. Ja përse Njëshi i  Shqipërisë e mbiquajti “Shoku Plaka është shok me kokë”! Edhe pse jeton vite është e pamundur të përshkruash e ta karakterizosh Nju-Jorkun, qyteti i çuditshëm i SHBA. Këtu vijnë e ikin me miliona njerëz. Në këtë Kryeqendër  të Botës ndodhen organizata gjigande botërore, si OKB, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar etj. Nju-Jorku mund të quhet epiqendra e një “Perandorie” Superfuqie. Mes këtij konglomerati, zhvillon veprimtarinë e saj edhe Misioni i Përhershëm Diplomatik i RPSH. Prej këtu mbledh ç’ngjet në botë, seleksionon dhe transmenton në Tiranë.

Marrëdhëniet e Misionit me shqiptarët e amerikës, Shqipëria dhe SHBA-miq të vjetër..

Një nga drejtimet kryesore të angazhimit të Misionit tonë  e përbënte shpalosja e përhershme e patriotizmit të thellë dhe dashurisë së flaktë për Amën nga bashkëatdhetarët tanë në SHBA. Mbajtja, zgjerimi dhe forcimi i mallit për Atdhe, kosndierohej mesazhi i Shqipërisë së lashtë dhe moderne. Zëri dhe autoriteti i saj kumbonte nëpër botë, ku diaspora jonë është integruar, punon dhe jeton e barabartë me kombet e qytetëruar. I ngarkuari  me Punë a.i., diplomati i shquar, patrioti dhe intelektuali me reputacion Sokrat Plaka, do t’i kushtonte një përshkrim të shkurtër, plot ndjenja dashurie dhe ngrohtësie shqiptaro-amerikanëve. Ai burrë i shtetit shqiptar, ka hedhur  me mall e stoli lidhjet e origjinës, së gjakut, të gjuhës e të kulturës me shqiptarët e atjeshëm, në librin “Kujtime” (Tiranë, 2003): “Në qendër të Nju Jorkut Parku i madh i zbavitjes së qytetarëve. Çdo të diel,  protokolli i OKB na afronte bileta për sinfoni (Kornegi Holl). Ishte një koncert i cilësisë së lartë, ku shkonin përfaqësuesit e misioneve pranë OKB. Ngjarje e veçantë ishin ftesat dhe vizitat që ne u bënim bashkëatdhetarëve tanë. Ne u bënim vizita restorantit “Mobi Dik”. Kënaqësia matej me shijen e këtij restoranti të mrekullueshëm. Po edhe bisedat me pronarin shqiptar Napoloni. Ai ishte në dijeni të zhvillimeve në Shqipëri. Bisedat merrnin karakter dashamirës. Antoni Athanas, që kishte një restorant shumë të mirë në Boston, vinte rrallë në Misionin tonë. Bënim biseda të çuditëshme e interesante. I ndjeri Telat Shehu nga Nju Xhersi, s’përtonte së ftuari në shtëpi. Me nismën e tij shkuam në Pemton Lakes, vend i mrekullueshëm, me liqene të bukura si  të Lurës sonë. Myftar Dragoti e bashkëshortja Liria vinin shpesh në Misionin tonë, po edhe ne u bënim vizitë shqiptarëve të njohur. Ne, si mision, kishim miqësi të veçantë me Znj. Elpiniqi Frashëri, që kur ishim në Nju-Jork 65 vjeçarja ishte një patriote. Vangjel Marku u tregonte miqve të tij ç’kishte parë në Shqipëri me dashuri. Ofelia, një mike e misionit, u mësonte fëmijëve të familjeve shqiptare gjuhën amtare. Persefoni Karcini me Arturin organizonte pritje në Ditën e Flamurit në Boston. Misioni bënte shpesh herë pritje me emigrantët shqiptarë. Kujdes të veçantë tregonim për organizimin dhe pritjen e të rinjve shqiptarë nga qytete të ndryshme të SHBA, me qëllim që të njihnin njëri-tjerin, dhe Misionin tonë në OKB”.

1969-ta korrespondonte me 25-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashitë. Ngjarjes së shënuar e të rëndësishme iu kushtua vëmendje e veçantë, dhe mori bukurinë, bujarinë e dashurinë shqiptare. Entuziazmi i pazakontë u shprehë në veprimtaritë që ju transmentuan Tiranës:

– “Neviorku, 29.11.69. MINISTRISË SË JASHTME: Pritja e 25 vjetorit mbrëmë kaloi shumë mirë. Pjesëmarrja më e gjerë se kurrë ndonjëherë tjetër. Rreth 600, ose 150 veta me shumë se vitin e shkuar. Pjesëmarrje të gjerë patëm nga vendet aziatike. Vendet e Europës u përfaqësuan nga ambasadorët. Ndryshe nga e shkuara, nga Amerika Latine kishte pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Ardhën Ambasadorët. Ai i Perusë tha: “Shqipëria është një vend i vogël, por i lavdishëm”. Na nderuan Presidentja e Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm U Tani dhe Zv. i tij të OKB. Personalitetet dhe miqtë e çmuan si një pritje të madhe dhe e rrallë në OKB.  Sot (30.11) morëm letër në emër të Kryetarit të Bashkisë Limoi dhe popullit Nju-Jorkut.  Asistuan shqiptarë nga kolonitë e ndryshme dhe gazetarë të mediave akredituar në Nju-Jork. SOKRATI. Një takim i veçantë, u organizua me bashkëatdhetarë nga kolonitë shqiptare, ku përshëndeti me një fjalim special, prekës, mbushur me domethënie për patriotizmin dhe përparimet e Shqipërisë z. Sokrat Plaka: Të dashur bashkëatdhetarë! Në emër të shokë-shoqëve të Misionit, ju shprehë falenderimet për nderin që na bëtë në këtë mbremje gazmore, për të festuar në një atmosferë vëllazërore 28 e 29 Nëntorin, datat historike të Pavarësisë e të Çlirimit. Ndihemi shumë të lumtur, që në pamundësi t’i festojmë në mes të popullit tonë, ndodhemi  këtu së bashku me ju, vëllezër e motra patriotë, që latë vatanin në kohët e vështira të vuajtjes e mjerimit. Qeveria jonë ka në themel të politikës së brendshme mirëqënien dhe lumturinë e popullit, si dhe mbrojtjen e Atdheut. Ajo ndjek një politikë të jashtme parimore dhe konseguente, duke fituar simpatinë e njerëzimit përparimtare. Disa nga të pranishmit do nisen për në Shqipëri për festimet e 28-29 Nëntorit. Ata të shikojnë me sytë e tyre ç’punë e mrekullueshme është realizuar nga populli i talentuar shqiptar. Gëzohemi që ju shqiptarët e Amerikës ruani e forconi traditat patriotike të popullit tonë. Për shumë vjet Festën e madhe të 25-vjetorit të Çlirimit të Atdheut tonë shumë të dashur”. Në mbarim të fjalës së rastit, pjesëmarrësit, nën shoqërimin e bandës së Shoqërisë “Vatra”, kënduan me një zë dhe dorë në zemër.

HIMNI KOMBËTAR I FLAMURIT:

Rreth flamurit të përbashkuar

Me një dëshirë e një qëllim

Të gjithë atij duk iu betuar

Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet

Që është lindur tradhëtar,

Kush është burrë nuk frikohet

Por vdes, po vdes si një dëshmorë!

Një vit i mbushur me veprimtari, përfaqësime dhe marrëdhënie të dendura dinjitoze me strukturat e OKB dhe delegacioneve (misioneve) të botës, atashuar pranë OKB-s.

Viti i katërt për Plakën me shërbim në Misionin tonë pranë OKB (1966-69). 365 ditëshi mbyllet me plotësira të arta për të dalë në vitin e Ri 1970 me një urim të madh “GËZUAR”!. Realizimet e planeve dhe pasqyrimi shembullor në marrëdhënie të përpikta me strukturat e KB dhe misionet e shteteve të botës pranë Saj, meritoheshin me zë nga Atdheu. Këtu në Nju-Jork, në kërthizën e SHBA, pjekuria e lartë patriotike, nuk i toleronte diplomatët tanë serioz të merreshin me ndonjë vogëlsi, qoftë edhe me vlerë. Në ndërgjegje dhe mbi kokë rëndonin populli dhe shteti shqiptar. MPJ, interprete edhe e Udheheqjes së Parti-Shtetit, mbeteshin të kënaqur me Misionin dhe Shefin e saj. Po edhe autoritetet e larta të OKB-s shprehnin respektet për Misionin e RPSH. Vet Sokrati punoi shtruar disa ditë për t’i transmentuar Tiranës panoramën analitike dhe përmbledhëse për tërësinë e veprimtarive përfaqësuese të RPSH në OKB.