Burrat e famshëm që lyejnë thonjtë

458
Sigal

Përgjatë këtyre muajve, A$AP Rocky është vetëshpallur fans i manikyrit. “Mendoj se burrat duhet të jenë të lirë të lyejnë thonjtë pa u ndjerë femërorë,” tha ai për Vogue, teksa thonjtë i kishte të dizenjuar me motivet e Prada vjeshtë 2019.

Duke theksuar se manikyri shërben për të shprehur veten dhe jo identitetin gjinor, fiksimi i ri i reperit shënjon një etapë të re në botë e bukurisë; gjithashtu shërben si momenti për të vlerësuar burrat që denjuan të lyenin thonjtë para tij.

Në ditët e arta të rock and roll, burrat me thonj të lyer gjendeshin kudo. Thonjtë blu të David Bowie binin në kontrast me flokët e kuq, ndërsa vijat e zeza në thonjtë e Steven Tyler u kthyen në tipar identifikues për solistin e Aerosmith. Këta emra shtruan rrugën për ikonën e grunge, Kurt Cobain i Nirvana, që i mbante thonjtë e zinj si mos më keq. Në rininë e tij, Johnny Depp mori shembull nga idhulli i tij Keith Richard dhe i leu thonjtë gjithashtu keqazi, ngjyrë blu elektrike. Seal, nga ana tjetër, i mirëmbante thonjtë e tij të gjelbër.

Thonjtë e lyer dhe të mirëmbajtur po kthehen në diçka normale për burrat e famshëm. Gjatë Met Gala 2019, Harry Styles i kishte thonjtë të zinj me detaje bojëqielli. Marc Jacobs në bashkëpunim me artisten e thonjve Mei Kawajiri solli dizenjo fantastike. Si dhe, reperi nga Puerto Rico, Bad Bunny, i cili ka dalë gjithmonë publikisht me thonj të lyer. “Nuk po u them njerëzve të lyejnë thonjtë, flokët a të bëjnë këtë apo atë,” tha muzikanti. “Po u them bëni çfarë ju fal lumturi dhe mos e kufizoni kurrë veten.” Për ju, burra të famshëm që lyejnë thonjtë.

David Bowie, 1973

Lou Reed, 1975

Kurt Cobain, 1993

Keith Richards, 2008

Johnny Depp, 2011

Jared Leto, 2014

Seal, 2013

Brad Pitt, 2015

Steven Tyler, 2018

Harry Styles, 2019

Bad Bunny, 2018

Marc Jacobs