Brenda 50-vjetorit magjik të Jennifer Lopez (Foto)

543
Sigal

Dy ditë më parë Jennifer Lopez festoi 50-vjetorin e lindjes. Ajo ka organizuar dhe një festë madhështore dhe Jennifer dukej mahnitëse në çdo detaj, e kuruar dhe shkëlqyese si gjithmonë.

Përgjatë gjithë natës, festoi me miqtë dhe të ftuarit, mes të cilëve kishte shumë figura të njohura, si Dj Khaled dhe Ashanti, të cilët kënduan bashkë për të uruar artisten në ditën e saj më të rëndësishme.

JLo ishte e shoqëruar gjatë gjithë mbrëmjes nga i fejuari i saj Alex Rodriguez, i cili e surprizoi me një makinë, Porsche GT3 e vitit 2019.

Festa përfshinte një darkë të kuruar në detaje, e plotësuar me lule orkide në mes të tavolinave, dhe një tortë të stërmadhe, rreth së cilës, të gjithë të ftuarit i kënduan këngën e ditëlindjes yllit të pop-it.

Festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit dhe u finalizua me një spektakël fishekzjarresh. Këtë herë ishte Jennifer ajo që praktikisht u bë publik para performancave të kolegëve të saj, të valltarëve, por edhe të dy binjakëve të saj, Max dhe Emme, të cilët surprizuan të ëmën me këngët e tyre.