Ambasada e SHBA: Gabimi që penalizon marrësit e vizave studentore

607
Sigal

Ambasada Amerikane jep paralajmërimin për aplikantët e vizave studentore

Shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet një ndër zgjedhjet e preferuara nga të rinjtë shqiptarë, të cilët në shumë raste përfitojnë nga bursat apo programet e veçanta të studimit që ofrojnë SHBA-të. Pajisja me vizë studentore është një ndër llojet e vizave më të shpeshta që jepen nga Ambasada Amerikane, megjithatë kjo lloj vize ka disa specifika të veçanta, mosrespektimi i të cilave mund të penalizojë mbajtësit e tyre. Për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për viza studentore, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm, në lidhje me se çfarë përfaqësojnë ato. Përfituesit e kësaj lloj vize, nuk duhet të punojnë në mënyrë të jashtëligjshme në SHBA, pasi në të kundërtën do të penalizohen, shkruan ambasada. Duke iu referuar njoftimit të ekspertëve të konsullatës amerikane, thuhet se studentët shqiptarë duhet të kenë një plan për të paguar shkollimin dhe të heqin shpenzimet, pasi vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar. Është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë studentë shqiptarë që aplikojnë për vizë për të studiuar në universitetet e Shteteve të Bashkuara, por mos harroni, nëse po aplikoni për një vizë studentore, ju duhet të keni një plan për të paguar për shkollimin dhe për shpenzimet tuaja në Shtetet e Bashkuara. Vizat studentore janë për të studiuar dhe jo për të punuar!”, – deklaron ambasada