Vrau të bijën në Australi, arrestohet në spital shqiptari

571
Sigal

Policia australiane ka arrestuar në ambientet e spitalit babain i cili akuzohet se vrau vajzën e tij Sabrina Lakaj.

Petrit Lekaj është shqiptari që jeton familjarisht në Australi i cili pak ditë më parë tronditi opinion publik pasi vrau vajzën e tij vetëm sepse kishte shkuar në një festë pa lejen e tij.

Ai pritet të mbetet në qelitë e paraburgimit deri në momentin e zhvillimit të seancës gjyqësore ndaj tij.

Sipas raportimeve të mediave australiane vrasja e vajzës 20-vjeçare nga i ati, ka ndodhur për shkak se kishte dalë me shoqet në party natën.

20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, ndërsa babai 49-vjeçar ishte pranë saj i lyer me gjak.

Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy jashtë.

Shoqet e Sabrinës thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

Vajza njihej nga shoqet si një studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore dhe tepër ambicioze, me nota maksimale. Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja.