Bebe Rexhën puthjen e parë e dha në moshën 23 vjeçare, emri i saj i vërtetë është Bleta

110

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është tani një artiste e shumë rekordeve dhe këngëve që janë dëgjuar me miliona herë në mbarë botën.

Me prejardhje nga një familje shqiptare nga Dibra e Maqedonisë, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka një histori shumë interesante të jetës së saj.

Ajo u rrit në New York nga prindër shqiptarë, të cilët si të rinj emigruan për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viti 2019 ishte kulminant i suksesit për artisten shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, pasi e njëjta në këtë vit arriti që të nominohej për dy çmime në mbrëmjen më të madhe të muzikës, “Grammy Awards”.

Me gjithë intervistat e saj të shumta dhe lajmet që shkruhen për të çdo ditë, mund të ketë ende fakte rreth saj që njerëzit nuk i dinë, shkruan Telegrafi.

Këto janë disa nga faktet më interesante për këngëtaren shqiptare, të cilat me siguri rrallë keni pasur rastin t’i dëgjoni:

* Kur Bleta u lind, nëna e saj, Bukurija, ishte vetëm 17 vjeçe

* Bebe Rexha ndaloi njëherë koncertin e saj kur pa se një nga fansat nuk ndihej mirë, deri sa dikush u sigurua të vijë për ta ndihmuar atë.

* Bleta gjithmonë donte t’i ngjyroste flokët e saj në bionde, por ishte e frikësuar ta bënte këtë

* Hera e parë kur Bleta puthi një djalë ishte në moshën 23-vjeçare.

* Bebe Rexha dhuroi 5000 dollarë për fëmijët e prekur nga stuhia Harvey në vitin 2017.

* Bebe Rexha në të vërtetë qau gjatë xhirimeve të videos “I’m a mess”

* Bebe Rexha është prej më shumë se 10 vitesh në industrinë e muzikës. Sidoqoftë, ajo ende quhet “artistja e re”

* Bleta ka thënë se qëllimi i fundit i karrierës së saj është të hapë një studio regjistrimi, ku mund të nënshkruajnë shumë artistë të rinj për t’u bërë pjesë e saj.

* Të gjitha paratë e mbledhura nga koleksioni i saj i ri i xhaketave, shkojnë për bamirësi.

* Ajo mori pjesë në audicionet para-kualifikuese për “American Idol”, por gjithsesi kjo eksperiencë nuk i shkoi larg.

* Si tetë vjeçare, Bleta ka luajtur në trumpetë, pasi prindërit e saj nuk mund të përballonin shpenzimet për ta çuar në një klasë pianoje

* Ëndrra e Bebe Rexhës nuk ishte të bëhej e famshme. Ajo thjeshtë donte të ishte vetvetja e saj duke luajtur muzikë në radio.