Vuani nga dhimbjet e shpeshta të kokës, kapsllëku apo ankthi? Ja çfarë duhet të konsumoni

347

Vuani nga
dhimbjet e shpeshta të kokës, kapsllëku apo ankthi? Nuk keni përse të përdorni
vazhdimisht ilaçe. Zgjidhja  më e mirë është: magnezi, një mineral i
rëndësishëm që shumica prej nesh nuk po e konsumojmë mjaftueshëm.

 

Gati 68% e njerëzve nuk
marrin mjaftueshëm magnez, një mineral që luan një rol të rëndësishëm tek mbi
300 reaksione enzimatike në trup.

“Në përgjithësi,
njerëzit nuk konsumojnë mjaftueshëm perime, sidomos ato me gjethe jeshile, disa
prej të cilave janë ndër burimet më të mira të magnezit, dhe konsumojnë më
shumë ushqime të përpunuara, që kanë mungesë mineralesh”, thotë dietologia
 Katie Shields.

Duke qenë se ky mineral
luan një rol të rëndësishëm në shumë reaksione në trup, mos marrja mjaftueshëm
i tij mund të shkaktojë shumë dëme. 

Magnezi ndihmon në
relaksimin e muskujve dhe rrjedhjen e gjakut, prandaj mungesa e tij mund të
shkaktojë shumë probleme, duke filluar nga dhimbja e kokës, lodhja deri tek
kapsllëku, thotë Shields.

Ky mineral luan
gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbajtjen nën kontroll të niveleve të
sheqerit në gjak dhe ka një efekt qetësues në sistemin nervor, prandaj mungesa
e tij mund të shkaktojë rritje të sheqerit dhe mund të çojë në ankth dhe
pagjumësi.

Ku mund ta merrni
magnezin

Ndoshta magnezi mund të
mos kurojë çdo dhimbje, megjithatë, duke konsumuar çdo ditë ushqimet e duhura,
të pasura me të, ju i siguroni trupit mundësinë të funksionojë siç duhet.
Meshkujt duhet të marrin rreth 400-420 mg magnez në ditë.

Në përgjithësi,
ushqimet që janë të pasura me fibër janë burim i mirë edhe i magnezit. Të tilla
ushqime janë perimet me gjethe jeshile, si sallata, lakra, brokoli, frutat e
thata (sidomos bajamet), kungulli, djathi suedez, bishtajoret (sidomos fasulet
e kuqe) etj.