Përshkallëzimi i manovrave ushtarake nga ana e Rusisë ka
detyruar Perëndimin të tregojë forcën e të ndërmarrë një fushatë stërvitore në
Europën Lindore, më e madhja që prej periudhës së Luftës së Ftohtë.
Vendet anëtarë të NATO-s do të dërgojnë trupa shtesë në
vendet balltike. 800 trupa britanike pritet të zhvendosen në Estoni, ndërsa
tanke e avionë luftarakë nga batalioni mbretëror dhe ai rumun do t’u shtohen
trupave të NATO-s në Poloni.
Operacionit ushtarak pritet t’u shtohen edhe vende si
Franca, Danimarka apo Italia. Rreth 4 mijë trupa janë zhvendosur tashmë në
Poloni, nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këto lëvizje të Aleancës së Atlantikut të Veriut kanë si
qëllim t’u paraprijnë tentativave të Moskës për të rimarrë nën kontroll
ish-vendet e Bashkimit Sovjetik, siç ishte rasti i Krimesë në 2014-ën, shkruan
Daily Mail.
Këto zhvillime që hapin skenaret e një Lufte të Ftohtë të
mirëfilltë, vijnë një ditë pasi Rusia publikoi fotot e raketës bërthamore
“Satan 2”, një armë e aftë të shkatërrojë një vend sa Franca dhe 2000 herë më e
fuqishme se bomba atome e Hiroshimës.
Demostrimi i raketës “Satan 2”, vjen disa ditë pas
paradës së flotës ruse në kanalin e La Manshit, që u cilësua si provokim nga
britanikët dhe NATO.





















