Ushqimet që mbrojnë stomakun tuaj

550
Sigal

Ushqime të ndryshme, të cilët kanë në përbërjen e tyre ekstrakte të ndryshme bimore, kanë një rol të rëndësishëm në kurimin e aparatit tretës dhe e mbrojnë atë nga shqetësime si aciditeti apo rëndesa. Disa nga shkaqet e shqetësimeve në stomak është dhe të ngrënit në mënyrë të çrregullt apo të tepruarit i ushqimin. Ushqimet e rekomandueshme për eliminimin e problemeve me stomakun janë: Vaj bajamesh Vaji i bajameve ul nivelin e aciditetit në stomak. Ai mund të përgatitet fare lehtë edhe në shtëpi, duke vendosur bajame dhe ujë në mikser (100 gramë bajama/1 litër ujë). 

Hudhra 

Hudhra është një bimë që njihet për vetitë e saj antiinflamatore, në shëndetin e organizmi tonë. 

Dafina 

Gjethja e dafinës ndihmon në qetësimin e muskujve të stomakut. Ajo ndihmon gjithashtu në largimin e aciditetit. 

Ananas 

Kërcelli i ananasit ndihmon në tretje dhe ndalon substancat që shkaktojnë inflamacionin e indeve. 

Melisa 

Një tjetër bimë me veçori qetësuese dhe antiinflamatore. Gjethet e melisës veprojnë në mukozat gastrite dhe të zorrëve. Mund të përdoret në formë çaji.