Vdes mjeku në SHBA pasi bëri vaksinën e Pfizer, nisin hetimet

307
Sigal

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe kompania Pfizer po hetojnë në lidhje me vdekjen e një mjeku nga Florida, i cili ndërroi jetë pasi kishte marrë vaksinën e Pfizer kundër koronavirusit.

Dr. Gregory Michael, 56 vjeç, ndërroi jetë 16 ditë pasi kishte marrë vaksinën.

E shoqja e tij, Heidi Neckelmann tha se Michael ishte shumë mirë me shëndet. “Ai pësoi një hemorragji në tru për shkak të reagimit të fortë ndaj vaksinës,” tha e shoqja.

Pfizer tha se po heton në mënyrë intensive, por theksoi se nuk beson se ka një lidhje mes vdekjes së mjekut dhe vaksinës.

Vdekja e tij po hetohet edhe nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Ata thanë se shkaku i vdekjes është në varësi të përfundimit të plotë të autopsisë.

E shoqja e mjekut tha se ai ishte pro-vaksinave, por ajo bëri thirrje që të bëhet kujdes me efektet anësore të saj.

Ajo kërkoi që të ketë më shumë informacion në lidhje me efektet anësore të vaksinës, në mënyrë që njerëzit të informohen dhe të shpëtohen jetë në të ardhmen.