Kryemadhi : Sfida jonë është për t’iu përgjigjur qytetarëve.

245
Sigal

Gjatë takimit me banorët e Njësisë nr.1, Kryemadhi tha gjithashtu se, – “ E vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit.’’

Mënyra e funksionimit të të gjithë hapësirave të reja, sepse doktor Etjoni është stomatolog, e di shumë mirë, sesi sot pjesa më e madhe e mjekësisë jo vetëm në anën e stomatologjisë, por edhe mjekët e infermierët po largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria. Madje po fillojmë t’i importojmë në mënyra të ndryshme, mjekë që i paguajmë me paga shumë të mëdha, kur në fakt ne kemi mjekët tanë që janë të jashtëzakonshëm. Ashtu sikurse kemi menduar dhe diskutuar hapësira për familjet e reja, për t’i krijuar mundësi sesi familjet e reja shqiptare të rrinë në Shqipëri, të mos ikin, sepse një nga dhimbjet më të mëdha të përditshme ne e kemi tek mungesa e hapësirës për familjet e reja.

Sfida jonë është për t’iu përgjigjur qytetarëve. Unë kam takuar shumë njerëz dje, sot dhe gjatë gjithë këtyre kohëve, sepse në fakt edhe 102 ditë na ndajnë nga data 25 prill. Sfidë nuk është për të punuar ne me njëri tjetrin, sfidë është për të çuar çdo qytetar që të votojë më 25 prill. Çdo njeriu që takoj i bëj thirrje, bëj edhe një njeri me vete për ta çuar në kutinë e votimit më 25 prill. Është gjëja më e rëndësishme për të sensibilizuar njerëzit, në mënyrë të tillë që ata të kenë mundësinë që jo vetëm të votojnë, por për të marrë me vete dhe një tjetër, për t’u pajisur me kartën e identitetit, për të parë  kanë apo jo emrat në listë. Sepse e vetmja gjë që sot i ka ngelur Rilindjes për të krijuar një amulli, turbullim apo çorientim të opinionit publik, është për të krijuar kleçka dhe klauzola për të çorientuar njerëzit. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh në taktikat elektorale, e rëndësishme është që në të gjithë të shkojmë drejt kutisë së votimit.

Një nga arsyet që e po bëjmë jo vetëm shpërndarjen e kandidatëve të LSI-së, jo vetëm në të gjithë Tiranën, por në të gjithë Shqipërinë, nuk ka të bëjë thjesht me mesazhin apo flamurin e partive politike, por është krijimi i hapësirave dhe mundësive shqiptarëve për të votuar, jo vetëm një emër, por disa emra, për të treguar pushtetin e secilës votë, që ata mendojnë se duan që ta drejtojnë dhe ta çojnë punën e tyre përpara dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes.