Kryemadhi : Fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat

282
Sigal

Për pjesën e punësimit Kryemadhi u shpreh se, – “Sigurisht që edhe fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat, për të konkurruar në tregun e punës, për të pasur një pagë të mirë, për të pasur mundësi të mirë. Sepse vetëm duke rritur mundësinë e punësimit, mundësinë e një page të mirë, do të krijojmë edhe rritjen e standardit të jetesës.’’

Sfida jonë tjetër është hartimi i politikave dhe premtimeve tona, të cilat do të jenë premtime shumë konkrete, të drejtpërdrejta, pa propagandën në mes. Ne e kemi namin dhe është edhe e vërtetë që ne e mbajmë fjalën. Njerëzit e dinë shumë mirë që kur LSI-ja e premton diçka, ajo i qëndron deri në fund, lufton deri në fund pavarësisht se herë pas here në momente të caktuara, partnerët tanë që kanë qenë në rrugën e vendimmarrjes edhe kanë çeduar. Por ne gjithmonë kemi qenë të konsoliduar për të mbajtur fjalën dhe e kemi mbajtur atë.

Sigurisht që edhe fokusi ynë është punësimi, një punë e mirëpaguar, një punë e cila krijon hapësira për të rinjtë dhe të rejat, për të konkurruar në tregun e punës, për të pasur një pagë të mirë, për të pasur mundësi të mirë. Sepse vetëm duke rritur mundësinë e punësimit, mundësinë e një page të mirë, do të krijojmë edhe rritjen e standardit të jetesës. Sot shqiptarët e dinë shumë mirë, paguajnë më shumë taksa, më shumë se dyfishin e taksës që paguanin 4 vite më parë. Sot shqiptarët e dinë shumë mirë që çmimi i energjisë elektrike është shumë më i shtrenjtë, që nëse ke një të sëmurë në familjen tënde ilaçet janë më shtrenjtë se 4 vite më parë, edhe pse propaganda është që i kemi pa atë TVSH-në e famshme e të tjera. Sot fermerët e dinë shumë mirë që edhe pse u është premtuar dhe bërë propagandë sikur u është hequr 20% i TVSH-së së inputeve, por çmimet janë po të njëjta. Vetëm propaganda ka ndryshuar, por në xhepin e tyre ata janë varfëruar çdo ditë e më shumë. Ashtu sikurse, të gjithë këto sjellin çmime të larta, kosto jetese shumë të lartë, por standardin e jetesës shumë të ulët.

Dhe ka sjellë si rrjedhojë të gjithë atë largim të pandalshëm të të rinjve dhe të rejave dhe kjo është një nga sfidat tonë më të mëdha. Sfida jonë është çfarë të bëjmë që jo vetëm Etjoni, Lindin, Alertin të mos ta lëmë  që të ikin nga Shqipëria, por të qëndrojnë këtu. Alertin që e kemi këtu, që ka vuajtur para ca ditësh me Komisariatin e Policisë, sepse për të lyer një faqe muri këtu shkon në rajon se quhet ndërtim pa leje, ndërsa oligarkët shëtisin me ministrat kështu që nuk mund të mbajnë asgjë tjetër përsipër, por vetëm të grabisin taksat e shqiptarëve.