Meta në kampingun e LRI: Bashkëpunimi me ju solli rezultate spektakolare

383
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të pestin vit radhazi një aktivitet në bregdetin e bukur të Jalës në Vlorë. Qindra të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zbarkuar tashmë në këtë kamp rinor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese janë të gërshetuara mjaft mirë dhe do të jenë në fokusin e 6 ditëve të ardhshme të qëndrimit në bregdetin përrallor jonian. I pranishëm në këtë kamping do të jetë edhe Lideri i LSI-së, Ilir Meta. 
Nuk bëhet fjalë thjesht për disa ditë pushime në fakt, pasi drejtuesit e LRI-së kanë përpiluar një program tejet të detajuar dhe të mbushur me aktivitete të ndryshme si seminare, trajnime, debate e ku do të marrin pjesë emrat më të spikatur në nivele drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim.Të pranishëm në këtë kamping ishte i pranishwm edhe Ambasadori e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander Arvizu si edhe ai i Bashkimit Evropian, Ettore Sequi. 
Axhenda është ndërtuar në një mënyrë të tillë që të rinjtë të kenë edhe hapësira për t’u argëtuar mes njërit aktivitet dhe tjetrit. Në ceremoninë hapëse të këtij aktiviteti Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka shprehur kënaqësinë që merr pjesë në kampingut e pestë të LRI-së në Jalë. Ai tha se ndryshe nga vitet e tjera ka një atmosferë edhe më pozitive dhe më optimiste që vjen pas një ndryshimi të rëndësishëm, që ka ndodhur në Shqipëri më 23 qershor në të gjithë vendin dhe kjo sipas tij falë të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, të cilët demonstruan si askush tjetër dëshirën për të ndryshim dhe për të ecur më shpejt.
Sigal