Monika Kryemadhi: Erion Veliaj të ketë merak për qytetarët e Tiranës, e ka bërë qytetin të pajetueshëm

32

Më tej në takimin e saj me banorët e Zonës nr.1, në Tiranë, Kryemadhi tha, – “Rrugës kur vija, po thoja që i vinte shumë keq lali Erit për LSI-në, por gjithë këtë merak që kanë për LSI-në ta kenë për qytetarët e Tiranës. Sepse sot qytetarët e Tiranës vuajnë çdo ditë e më shumë trafikun e rënduar.”

 

Rrugës kur vija, po thoja që i vinte shumë keq lali Erit për LSI-në, por gjithë këtë merak që kanë për LSI-në ta kenë për qytetarët e Tiranës. Sepse sot qytetarët e Tiranës vuajnë çdo ditë e më shumë trafikun e rënduar. Ishim në mëngjes në njësinë numër 10, ku një nga problemet kryesore ishte parkimi, që ishte i pamundur. Ata thanë që shkojnë me orë të tëra larg në mëngjes, për shkak të punëve jashtë Tiranës, pastaj i duheshin orë të tëra për t’u kthyer, por sfilitja më e madhe është në orët e darkës kur i duhej të ktheheshin në shtëpi, është që i rrotulloheshin lagjes vërdallë për të gjetur një parkim për makinat. Ajo që diskutonim ishte që shumicën e parasë së karburantit dhe naftës më shumë e harxhojmë në kërkim për parkim dhe në trafik sesa rrugën për të ikur në punë.

Ashtu sikurse në anën tjetër shikon në të gjitha lagjet e Tiranës mungesën e shkollave dhe çerdheve, nuk është më problem të shikojmë kush është shkaktari i saj, por e rëndësishme është të gjejmë cilat janë hapësirat tona, mendësitë dhe politikat tona për të pasur një numër sa më të vogël fëmijësh në çerdhe dhe në kopshte, në mënyrë të tillë që edhe kujdesi i edukatoreve dhe i mësuesve të jetë më i madh ndaj tyre. Ashtu sikurse dhe në anën tjetër, ju e dini vetë, problematikat që ka jo vetëm njësia 1, por edhe në familje, mungesa e punës, mungesa e shumë gjërave të tjera. Ne jemi akoma në diskutim për programin. Unë sot isha me një mikun tim dhe ai thoshte që më pëlqen shumë mënyra sesi ju angazhoheni dhe merrni përsipër për të krijuar hapësira për gratë dhe vajzat, por sidomos për të krijuar një jetë më të lehtë për gratë. Dhe do të ishte shumë mirë që nëse do të rishikonim në propozimet tona, që të gjitha pajisjet të cilat lehtësojnë punën e grave, të jenë pa taksa. Sepse në fund të fundit këto nuk janë mjetë fitimprurëse, nuk janë biznes i madh, por është një mundësi ekonomike që e duan sot të gjithë gratë, në mënyrë të tillë që koha e tyre të jetë më e shkurtër për t’u angazhuar me punët e shtëpisë dhe të kenë një kohë më të gjatë për t’iu përkushtuar qoftë punës së tyre, karrierës profesionale e kështu me radhë.