Lefter Maliqi: Hamzai nderon Sulltanin, Meta nderon Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeun

192
Sigal

Sot më 17 janar shënohet përvjetori i 554 i vdekjes së Heroit Kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Homazhe i janë bërë Heroit tonë në Lezhë, ndërsa kurorë me lule kanë “veshur” bustin e tij në zemër të Tiranës. Ndërkohë kryeministri Edi Rama i ka qëndruar besnik vizitës së presidentit Erdogan në Shqipëri.

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ironizuar këtë qëndrim duke u shprehur se: “Sot dita e nderimit, përkujtimit të 554 vjetorit të vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, të madhit Skenderbe! Hamzai nderon Sulltanin, Meta nderon Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeun. Patrioti mbetet patriot, tradhëtari mbetet tradhëtar!”

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti