Sot, ministri Ilir Beqja dhuron koncesionin e laboratorëve mjekësorë tek ortakët serbo-grekë “IFC Petrov-LLajo”

66

Përparim HALILI

Ministria e Financave e planifikoi në buxhetin-2017 duke e bërë fakt, çdo analizë do bëhet vetëm tek monopolisti dhe me çmim 5-10 herë më shtrenjtë
Zyrtarisht me shkresë të datës 22 dhjetor 2016, të firmosur e vulosur nga ministri Beqja, ishte njoftuar se tender-pazari për koncesionin e laboratorëve mjekësorë, do të zhvillohej në datën 15 shkurt 2016. Por nuk u zhvillua, mbasi ashtu ishte bllokuar pazari prej klientit grek “Vaso”, i mirënjohur për “kësi punësh” edhe në Kosovë e disa vende të tjera të rajonit e deri nga vendet e rritjes së palmave. Tashmë që “punët u rregulluan” edhe me bashkë-ortakun grek të serbëve, mësohet se ky tender do të zhvillohet sot, më datë 27 shkurt, në zyrën e ministrit Beqja. Sipas burimeve brenda ministrisë, sot është vendosur të dhurohet koncesioni 10-vjeçar i laboratorëve mjekësor të spitaleve madje edhe i laboratorëve që kanë dy bashki në Shqipëri! Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, përbindëshi i përzgjedhur dhe i vërsulur prej “rilindjes” për të sajuar, gëlltitur, copëzuar dhe dhuruar tek shokë e familjarë gjithë shërbimet e fondet publike në mjekësinë shqiptare, ka paravendosur me deklarime shkresore zyrtare, se cilët janë monopolistët që do të përlajnë pa asnjë qindarkë koncesionin e laboratorëve mjekësorë si punonjës, si shërbim, si pajisje e godina. 
Pazar-krimi me koncesionin e laboratorëve nisi me VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015
Këtë aferë korruptive e antiligjore, shteti e bëri me VKM “ilegale” nr. 80, të datës 28 janar 2015, me të cilën e prezantoi me fasadën false të një kompanie financiare amerikane,. Në fakt, laboratorët, sipas adresës së kontaktit që ka publikuar qeveria në VKM, rezulton se monopolin e laboratorëve mjekësor, ia ka dhënë një firme greko-serbe, me qendër në Athinë e Beograd, përzgjedhur prej ministrit Beqja dhe e një grupi shtetarësh të përfshirë në këtë monopol si përfitues “çeqesh”, ose si aksionarë brenda këtij biznesi monopol, që do të “rrjep” financat e shqiptarëve me tarifa të larta me kosto 5-10 herë më të shtrenjta për çdo analizë mjekësore. Nëse ortakut grek që deri më 2013, financonte një fondacion familjar trajtimesh mjekësorë të një shtetari të lartë shqiptar në pazar me përfitime tenderë ilaçesh e licencash, tashmë i dihet emri “Llajo”, sepse është në listën e pjesëmarrjes fiktive në këtë koncesion, ortaku koncesionar serb i përzgjedhur prej ministrit Beqja, fshihet pas një “adrese“ fantazmë të quajtur “International Finance Corporation, Bulevardi Kralja Aleksandra, 8611000”-Mr. Georgi Petrov, Beograd, Serbi, tel: (+381 11) 302375, Fax: (+38111) 3023 740” (publikuar në VKM Nr. 80, datë 28 janar 2015). Po kështu, ka edhe këtë adresë: INTERNATIONAL FINANCE CORPORATION MEĐUNARODNA FINANSIJSKA KORPORACIJA ČLANICA GRUPACIJE SVETSKE BANKE 11000 BEOGRAD, BULEVAR KRALJA ALEKSANDRA 86-90, Telefon: (011) 3023-760, Telefaks: (011) 3023-740, Telefon: (011) 3023-750, Web adresa: www.ifc.org. Kjo firmë me adresë Beogradin që është përzgjedhur nga Beqja edhe pranuar nga kryeministri Rama, për koncesionin e laboratorëve mjekësorë, sipas pazarit përfiton edhe 400 mijë dollarë konsulentë menazheriale për “suksesin” e tenderit, si dhe një pagesë fikse 64 mijë dollarë amerikanë ($64.000) për shpenzime kancelarie të kësaj firme, si dhe 90 mijë USD të tjerë shtesë, nëse tenderi përfundon me sukses brenda datës së paracaktuar 27 shkurt 2017, shuma të cilat, shteti shqiptar duhet t’ia arkëtoj në Llogarinë e saj bankare: Nr. 2000192003476 ËELLS FARGO, N.A. 375 PARK AVENUE: NEË YORK, NY 10152 UNITED STATES OF AMERIKA (Ose në çdo bankë tjetër jashtë Shqipërisë, që ka të drejtë ta caktoj vetëm firma serbe, pa kërkuar të dhëna për seriozitetin e bankës). Sipas informacioneve që disponojmë, rezulton se skenari i koncesionit të laboratorëve mjekësor është gati për t’u finalizuar sipas interesave të paracaktuara në favor të dy ortakëve të përzgjedhur greko-serbë, që kanë përfituar shumë tenderë e shërbime mjekësore në Shqipëri deri tek tenderi për protezat ortopedike të mbledhura nga pirgjet e mbetjeve që kanë tepruar pas përdorimit prej OJF-ve të botës nëpër vendet ku ka pasur konflikte luftarake dhe sociale, përfitime që janë realizuar e garantuar prej suporteve që u kanë dhënë shtetarët e lartë, disa prej të cilëve kanë pasur e kanë familjarë të tyre “kompetentë” vulë e firmë-venës në krye të sektorëve të të shëndetësisë shqiptare! Gazeta “Telegraf” do të publikojë fakte konkrete, që kanë “gjurmë” edhe jashtë Shqipërisë

Koncesioni të mos bëhet monopol pranimesh që bllokon shërbimin laboratorik privat, të ndalet rritja 5-10 herë e çmimit të analizave

Kërkesa të shoqatës së laborantëve të Shqipërisë
1. Përfshirje institucionale, me dy përfaqësues në grupin e punës të ngritur nga MSH, lidhur me PPP në sistemin laboratorik publik.
2. Përfshirjen në grupin e punës të MSH e të paktën një përfaqësuesi të shërbimit laboratorik të sistemit parësor.
3. Aplikimin e llojit të PPP, që mbështet infrastrukturën logjistike të laboratorëve mjekësorë publikë.
4. Shërbimi laboratorik të mbetet publik, si pasuri dhe pronë publike e spitaleve dhe poliklinikave tona me eksperiencë më shumë se 70-vjeçare.
5. Ideja për privatizim e laboratorëve mjekësorë është tërhequr pas argumentimeve kundra të specialisteve të fushës. 
6. Shprehemi vendosmërisht kundër aplikimit të PPP në formën e një koncesioni të shërbimit biokimik klinik laboratorik publik, mbështetur në disa argumente.
7. Të organizohet nën përgjegjësinë publike skema e Kontrollit Kombëtar të Cilësisë, nën drejtimin e Shërbimit të Laboratorit Universitar të QSUT-së dhe mbështetjen tonë, duke kontrolluar të gjithë laboratorët mjekësorë publikë dhe privatë, për të siguruar cilësi.
8. Të fuqizohen laboratorët universitarë publikë të QSUT-UMT, të vetmet institucione publike akademike.
Koncesioni i laboratorëve, paracaktuar në buxhetin 2017
Në projekt buxhetin 2017, është përfshirë një zë me emërtimin “Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore” për të cilin janë parashikuar rreth 7 milionë euro. Qeveria e ka quajtur skemën partneritet publik-privat, por në fakt bëhet fjalë për një koncesion të pastër: Operatori privat ofron një shërbim “falas” për qytetarët, për të cilin ai do të paguhet me tarifa të përcaktuara nga qeveria përmes Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor. Deputetët demokratë të komisionit parlamentar të Shëndetësisë kanë pohuar, se në komision nuk është diskutuar