Shqiptarët të parët në rajon për konsumimin e frutave

570
Sipas të dhënave të përpunuara nga Food and Agriculture Organization, shqiptarët konsumojnë më shumë fruta se të gjithë vendet e rajonit. Sipas të dhënave të disponueshme, një shqiptar konsumoi mesatarisht 142 kilogramë fruta gjatë vitit 2013 (viti më i fundit që ka të dhëna).
Të dytët renditen malazezët, të cilët në të njëjtin vit kishin konsumuar rreth 137 kilogramë fruta për frymë, gjatë gjithë vitit. Të tretët, me 10 kilogramë më pak se shqiptarët renditen serbët.
Shqiptarët konsumojnë më shumë fruta edhe se europianët. Mesatarja e konsumit të frutave për frymë në të njëjtin vit në vendet e BE-së është 104 kilogramë për frymë, ndërsa në vendet e Europës Perëndimore 108 kilogramë për frymë.
Në Ballkanin Perëndimor nivelin më të ulët të konsumit të frutave e ka Maqedonia me 98 kilogramë.
Sigal