Nevoja për ujë ndryshon sipas peshës trupore; Sa gota duhet të pini që mos të vuani pasojat e dehidratimit

774
Sigal

Uji është burimi i jetës… dhe kjo nuk është mësë e vërtetë. Për asnjë lëndë tjetër ushqyese, nuk kemi nevojë në sasi aq të madhe, sa kemi për ujin. Ne e sigurojmë sasinë e duhur të ujit nga 2  burime: nga uji i pijshëm apo lëngjet e tjera në masën 70-80 % dhe nga ushqimet në masën 20-30%. Dehidratimi shoqërohet me një sërë simptomash e shqetësimesh shëndetësore, ndaj të qëndruarit të hidratuar është primare.

Rrahjet e çrregullta të zemrës, erë e rëndë e gojës, lodhje, marramendje, lëkurë të thatë tensioni i ulët i gjakut, dhimbja e muskujve, ajo e kokës , problemet me aparatin tretës janë disa nga shqetësimet më të zakonshme që vijnë nga pirja e paktë e ujit!  Por nëse deri më tani keni besuar se trupi hidratohet nëse pini të paktën 8 gota ujë, ose thënë ndryshe 2 litra ujë, në këtë artikull do të mësoni, se si kjo gjë nuk është aspak e vërtetë. Të paktën nëse bazoheni tek nevojat reale të trupit për ujë, duke u bazuar në peshën trupore. Kjo nevojë fiziologjike përcaktohet nga shumë faktorë, e njëri nga ata lidhet me kilogramët ! Zbuloni më poshtë sa litra ujë duhet të pini, në mënyrë që çdo qelizë e trupit që përdor H2O të funksionojë në mënyrë optimale.

Një njeri 36 kg duhet të pijë 1.1 litër ujë në ditë

45 kg – 1.4 litër ujë

54 kg- 1.7 litër ujë

63 kg- 1.9 litër ujë

72 kg- 2.2 litër ujë

81 kg- 2.5 litër ujë

90 kg- 2.8 litër ujë

99 kg – 3.1 litër ujë

108 kg – 3.4 litër ujë