Keni mungesë hekuri? Ja 7 ushqimet që e kanë me shumicë

1911
Sigal

Mungesa e hekurit ka pasoja serioze për shëndetin, ndaj është mirë që të dini se përmes kujt ushqimeve mund ta merrni. Më poshtë i’u sjellim shtatë ushqime që kanë përmbajtje të lartë hekuri.

Thjerrëzat- Në 100 gramë thjerrëza të ziera ka 3.3 miligramë hekur. Njëlloj si të gjitha bishtajoret, edhe thjerrëzat kanë një rëndësi të veçantë për trupin e njeriut. Përmbajnë hekur dhe vitamina të grupit A, B1, B2 dhe C. Ndër mineralet e tjera të pranishme janë potasi dhe kalciumi.

Fasulet e bardha– Në 100 gramë fasule të bardha ka 8.8 miligramë hekur. Po ashtu në to ka edhe acid folik.

Spinaqi– Në 100 gramë spinaq ka 2.9 miligramë hekur. Ndër të tjera ndihmon në shëndetin e zemrës, aparatit tretës, trurit dhe muskujve.

Çokollata e zezë– Në 100 gramë çokollatë të zezë ka 17.8 miligramë hekur. Kjo çokollatë parandalon rrezikun e infarktit, stimulon ndjesinë e ngopjes dhe përmirëson humorin.

Farat e kungullit– Në 100 gramë fara kungulli ka 3.3 miligramë hekur. Këshillohet të konsumohen mes vakteve, pasi mbajnë nën kontroll kolesterolin dhe shëndetin e zemrës.

Pjeshkat e thata– Në 100 gramë pjeshka të thata ka 6.5 miligramë hekur. Po ashtu janë të pasura me vitamina dhe potas, si dhe ndihmojnë për të luftuar obezitetin dhe për të reduktuar presionin e gjakut, shkruan noa.al.

Lëng kumbullash– Në 100 gramë lëng kumbullash ka 3 miligramë hekur. Ky lëng është shumë i mirë për të ekuilibruar aparatin tretës, lufton kapsllëkun dhe pastron zorrën e trashë.