Kafe apo birrë? Ja përfitimet e secilës

506
Kur bëhet fjalë për atë që pini, do të duhej të mendonit mirë sepse sipas shkencëtarëve amerikanë pijet mund të ndikojnë në gjene. Rezultatet e hulumtimeve kanë treguar që birra mund të ketë ndikim pozitiv në ADN, ndërsa kafeina negativ.
Në të vërtetë, shkencëtarët zbuluan që konsumimi i kafeinës mund të shkurtojë telomeret, të cilat janë si kapakë mbrojtës në qelizat e ADN-së.
Hulumtimet më të hershme kanë treguar që të dy llojet e pijeve, kur konsumohen me masë, kanë ndikim të shkëlqyer në shëndet.
Parandalimi i trashjes
Edhe pse është kalorike, birra mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes, nëse konsumohet me masë.
Shëndeti i eshtrave
2 gota birrë në ditë mund të ndihmojnë në parandalimin e zvogëlimit të masës eshtërore tek femrat të cilat kanë kaluar në menopauzë.
Parandalimi i diabetit
3 deri 4 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e diabetit për 7 për qind dhe zvogëlojnë rrezikun nga paraqitja e rezistencës ndaj insulinës.
Shëndeti i zemrës
2 filxhanë kafe në ditë zvogëlojnë rrezikun e atakut në zemër. Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt se cila është arsyeja e zvogëlimit të rrezikut, por besohet se kanë merita veçoritë antioksidative të kafes.
Sigal