Ja pse ndiheni të lodhur gjatë ditës

555
Lodhja gjatë ditës mund të jetë një problem që lidhet me dehidratimin e trupit. Mjekët kanë dalë në rezultatin se vetëm 4 përqind e njerëzve e dinë se sa ujë duhet të konsumojnë në një ditë. Sipas studimit, dehidratimi shkakton një lodhje konstante, si dhe humbje përqendrimi. Për të pasur një përqendrim sa më të mirë është e rëndësishme që një femër i duhet të konsumojë të paktën 8 gota ujë në ditë ndërsa meshkujt më shumë se 10 gota ujë në ditë. Studimi i kryer nga 300 mjekë në Britaninë e Madhe nxori se më shumë se 20 përqind e personave ndjeheshin të lodhur vetëm për shkak të dehidratimit, megjithëse nuk kishin bërë asgjë të lodhshme gjatë ditës. “Shoh shumë njerëz që kanë një lodhje konstante. Shkaqet mund të jenë të pafundme, por është edhe një rast shumë i zakonshëm: dehidratimi”,është shprehur Roger Henderson.
Sigal