Përgjigje në pyetjet më të shpeshta që i keni pasur rreth gjinjve tuaj

601
Gjinjtë kanë qenë një nga temat më të përfolura, që nga nxitja për miratimin e gjidhënies në ambient publik e deri tek femrat e guximshme qe i kanë mbijetuar kancerit duke festuar me tatuazhe të bukura në areolë.

Ja disa nga pyetjet më të frekuentuara rreth gjinjve: 

Pse gjinjtë na duken si shkëmbinj të rëndë para ciklit menstrual? 
Është si pasojë e rritjes së hormoneve, estrogjenit dhe progesteronit që ju përjetoni 1-2 javë para ciklit tuaj. Nëqoftëse vuani nga sindroma paramenstruale, ka gjasa të keni simptoma të ekzagjeruara të gjinjve. Gjatë kësaj periudhe ju duhet të largoni kafeinën, duhanin dhe medikamente të caktuara sepse mund të rrisin efektet anësore.
Pse na dalin qime të caktuara në thithat tona?
Nuk keni nevojë të sqetësoheni. Gjatë fazave të ndryshme të jetës dhe ndryshimeve hormonale, rritja e qimeve rreth thithave konsiderohet normale. Areola në mënyrë natyrale ka folikule të qimeve dhe thjeshtë disa femra janë më të prirura për këtë se disa femra tjera.
E dimë se shumica e femrave nuk e kanë të njejtën madhësi të gjinjve…Por, a ekziston ndonjë arsye?
Pjesët e trupit që janë çift nuk janë asnjëherë saktësisht të njejta në pamje apo pasyqrë e njëri-tjetrit. E ndryshmja është mëse normale.
Pse na paraqitet ndonjëherë kruarje rreth thithave tona?
Normalisht, thithat nuk duhet të kenë ndjesinë e kruarjes, por ka raste kur mund të paraqitet kjo dukuri, sidmos gjatë ndryshimeve sezonale. Lëkura e thatë apo e dëmtuar mund të shkaktojë kruarje. Ekzema është gjendje jonormale e lëkurës e cila shkaktohet në zona delikate duke e bërë vendin të thatë, me lëvore dhe të kuqe. Ekzema në thithat mund të ndodh kryesisht gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Sigal