Sigal

Qumështi i gomaricës ka qenë sekreti i tenit të përsosur të të famshmes Kleopatra. Shkencëtarët italianë kanë zbuluar se ky qumësht është zgjidhje e shkëlqyer edhe për ruajtjen e vijës së hollë trupore. Për shkak të përmbajtjes së acideve omega-3-yndyrore dhe kalciumit, qumështi i gomaricës “ruan” zemrën dhe mban energjinë në nivel të mirë gjatë ditës dhe pengon grumbullimin e shtresave yndyrore në bel.

Për shkak se është i pasur me proteina, qumështi i gomaricës është alternativë e shkëlqyer për qumështin e lopës, ndërsa ekzistojnë edhe teori se është shumë më i shëndetshëm se sa qumështi i sojës.

Falë sasisë së ulët të yndyrave, ky qumësht zvogëlon yndyrat në gjak dhe u rekomandohet të gjithë atyre që janë alergjikë në qumështin e lopës, e sidomos është i dobishëm për fëmijët për shkak të vlerës së lartë energjetike.

Qumështi i gomaricës është me ngjyrë të bardhë, dhe rrallëherë është i ëmbël. Gomarica brenda ditës mund të japë nga gjysmë deri në tri litra qumësht.

Në krahasim me qumështin e lopës, qumështi i gomaricës përmban vlera më të mëdha të laktozës, më pak proteina dhe yndyra, ndërsa ka pak β-laktoglobuline.