Sigal

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna në kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

•  Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Grepsë Krujë u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri automatik;

• një armë zjarri pushkë;

• një kallëp lënde plasëse (tritol);

• 390  fishekë model 56 ,  54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;

• 5 krehera.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278 /2 /3 të Kodit Penal.

Njoftim për shtyp                                                                                                           Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

•  Fatbardh Muçka 39 vjeç, banues në Durrës.

F.Muçka ka kanosur më armë zjarri automatik babain e tij,  shtetasin S.M. 71 vjeç.          Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e zjarrit tip automatik,  model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Dhunë në familje”dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet  130/a/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.