Dashamir Gjergji: Të njohim sëmundjen e diabetit dhe pasojat që ka tek i sëmuri

547
Sigal

Flet për gazetën “Telegraf” mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji: Diabetiku duhet të jetë “mjeku i vetvetes”

Diabeti i sheqerit është një sëmundje kronike shumë e përhapur në të gjithë botën. Rritje shqetësues të diabetit kemi edhe në vendin tonë, me një shtim marramendës të të prekurve nga diabeti vitet e fundit. Nisur që nga emri i sëmundjes diabeti i sheqerit, në thelb të problemit qëndrojnë vlerat e larta të vazhdueshme të sheqerit në gjak. Të gjithë njerëzit kanë sheqer në gjak, kur  niveli i sheqerit në gjak është në vlera normale është i shëndetshëm për individin sepse i siguron energji, por kur ky rritet, ndodh siç thamë më lart, sëmundja e diabetit. Sëmundja e Diabetit është shumë e rëndë për sa i përket dëmtimeve që sjell gjatë ecurisë së saj në të gjithë organizmin. Vlerat normale të sheqerit në gjak mbahen nën kontroll nga disa hormone dhe lëndë të ndryshme, ku  kontributi kryesor në këtë drejtim i takon Insulinës, e cila është një hormon që prodhohet nga pankreasi dhe bën të mundur hapjen e “ çelësave” qelizore për futjen e sheqerit dhe më vonë krijimin e energjisë prej tij.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf